Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i ka publikuar rezultatet e fundit për viktimat, rastet e reja dhe të shëruarit nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste.
Ndërkaq, sot janë konfirmuar gjithashtu 46 raste të reja me COVID-19.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 1.441.
Deri tani, 625 persona kanë vdekur. Ata, sipas IKSHPK-së kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.