Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur 103 aktakuza kundër 119 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 23 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është kryer 1 bastisje në 12 lokacione në 3 komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe janë sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 12 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë 2 kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit kundër 2 personave. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë 1 bastisje në 12 lokacione të ndryshme në 3 komuna të Kosovës. Gjithashtu, kjo prokurori ka gjatë operacionit ka sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera, si dhe ka ngritur 1 aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person të dyshuar, si dhe ka ngritur 40 aktakuza kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 13 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 ndalim për veprat penale “Mbajta në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar 3 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të dyshuar dhe ka ngritur 17 aktakuza, kundër 20 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 paragrafi 1 të KPRK-së.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 19 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi si dhe ka ngritur 18 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale.