12 pacientë të shtrirë, në Spitalin e Pejës, 6 në oksigjenoterapi

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit, 4 lindje kanë qenë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane, ndërsa janë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,039 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Ndryshe, gjendja me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është stabile. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me COVID-19.

Ndërkaq, sa i përket gjendjes së pacientëve 6 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje të rëndë.