Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, mbetet ndër më me stil nga të famshmit shqiptar.
Ajo përpos prurjeve muzikore është e angazhuar edhe në projekte televizive, për të cilat pëlqehet mjaft shumë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka tërhequr vëmendjen e 1.8 milionë ndjekësve.
Kjo për shkak të paraqitjes së saj ekstravagante, teksa shihej e veshur me një fustan të ngushtë e të kuq.
Veshja i ka mundësuar asaj që të vë në pah linjat trupore dhe të pasmet, të cilat i ka formësuar përmes ushtrimeve të shumta.
Edhe kësaj radhe flokët dhe makijazhi kane qenë të rregulluara nga profesionist, me të cilët ajo punon.
Vlen të përmendet se gjithë kjo përkujdesje e paraqitjes ka qenë për shkak të fillimit të emisionit të saj “Shiko Kush Luan”.