Numri i tiketave që u shqiptuan që nga hyrja në fuqi e ligjit për pandeminë COVID-19

Që nga hyrja në fuqi e ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovë me 26 gusht e deri më tani janë shqiptuar mbi 27 mijë tiketa, shkruan Gazeta Sinjali. 

Ndërsa, sipas Policisë së Kosovës numri i personave të arrestuar në këtë periudhë për mosrespektim të këtij ligji është katër. 

Edhe fletëparaqitje në gjykatë janë dërguar vetëm katër. Ndërsa, vërejtje policore kanë marrë mbi 7 mijë persona. 

Bëhet e ditur se ndër masat që nuk janë respektuar dhe për të cilat janë shqiptuar tiketa më shpesh është mospërdorimi i maskës dhe mosmbajtja e distancës fizike.