Pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit një tjetër futbollist i Juventusit rezulton me koronavirus.
Bëhet fjalë për Paolo Dybala-n, i cili e çon ne tre numrin e lojtarëve të prekur te kampionët e Italisë.
Lajmin e ka dhënë vete klubi i Juventusit që gjithashtu shton se futbollisti nuk ka shfaqur shenja.
Po ashtu dyshohet se e prekur është edhe e dashura e futbollistit, por ende për këtë nuk ka konfirmime.
Për Dybalan u fol edhe më herët se ishte i infektuar, por në rastin e parë rezultoi negativ.