Në zyret e OVL-UÇK-së kanë arritur zyrtarë të Dhomave të Specializuara të cilët kanë ardhur për të mësuar më shumë rreth dosjeve pranuara dje nga kjo organizatë.
Dy zyrtarët e Dhomave të Specializuara tashme janë në takim me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.
E pak minuta më parë përmes një konference për media, Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se mbrëmë sekretarit të OVL-UÇK-së i janë kërkuar dosjet e reja nga njerëz të autorizuar të Tribunalit të Dhomave të Specializuara, por që Haradinaj ka thënë se nuk do t’i dorëzojnë ato pa praninë e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës.
“Sipas thirrjes që i kanë bërë mbrëmë sekretarit tonë, që i kanë kërkuar dosjet. Njerëzit e autorizuar të Tribunalit të Dhomave të Specializuara. Ne kemi marr vendim sepse në fund të fundit këtë gjykatë ne nuk e njohim. Është vërtetuar që kjo gjykatë është e krimbur në aparatin e Milloshoviqit. Ne nuk do të japim dosjet pa pranin e gjykatave tona ose të paketën policës. Ne po presim që ata duhet me ardhë. Aq më tepër e kanë marr një material dhe nuk janë prononcuar për të. Aq më tepër i kanë thënë sekretarit tonë ju e dini që ai material është senzitiv. A është senzitiv a nuk është dasht ata të përkujdesen që të mos dal. Ne nuk jemi kundër zbardhjes së krimeve, jemi me i zbardh. Çdo material që vjen që tregon lidhjen e tyre direkt me Serbinë ne do ta qesim kjo është detyra jonë. Përgjegjësinë le ta mbajnë ata. Dosjet tona nuk mund të dalin pa deshtë personeli jonë”, ka thënë Haradinaj.
Haradnaj, po ashtu, ka thënë se beson që këto informacione po rrjedhin “si pasojë e dy prokurorëve amerikanë që kanë dhënë dorëheqje, se e kanë parë që kanë rënë pre e karremit e aparatit shtetëror”.
Haradinaj, po ashtu, ka thënë se dikush është duke i përgjuar zyrat e tyre.
“Nëse duan më i vërtetuar që ku i kanë, ose le të deklarohen për origjinalitetin e atyre të parave që i kanë marrë. Ndërkombëtaret jo të gjithë na duan të mirën. Po e besojë që këto informacione po rrjedhin si pasoje e dy prokuroreve amerikane që kanë dhënë dorëheqje se e kanë parë që kanë rënë pre e karremit e aparatit shtetëror, ndoshta ata janë të interesuan ti qesin, se unë nuk kamë mundësi me i marrë këto dosje. Këta edhe na kanë përgjua në mbledhje të veteraneve. Nuk e di kush ka interes, ketë le ta marrin organet shtetërore, se dikush po pastaj thonë erdhën civil. Nuk do të thotë që vetëm uniforma, edhe civilet janë të armatosur”, ka thënë Haradinaj.