Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që duan të udhëtojnë për në Gjermani.
Kjo Ambasadë bën me dije se të gjithë ata që udhëtojnë për në Gjermani dhe brenda 14 ditëve para udhëtimit kanë qëndruar në Kosovë apo ndonjë vend tjetër që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, janë të detyruar që pas hyrjes të vendosen drejtëpërdrejtë në vendbanimin/destinacionin e tyre në Gjermani.
Ata menjëherë pas hyrjes në Gjermani duhet të testohen dhe nuk kanë të drejtë të dalin nga banesa derisa të rezultojnë negativ testimin për COVID-19.
Testet brenda 72 orëve pas hyrjes janë falas.
“Edhe më tej jeni të detyruar që pas hyrjes të lajmëroheni me e-mail, ose telefon në institucionin komptent, gjegjësisht, institucionin shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Udhëtarët, të cilët e kanë plotësuar dhe dorëzuar një kartelë të arritjes/zbritjes në aeroplan, autobus ose tren, nuk kanë nevojë të lajmërohen sërish pas hyrjes”.
Njoftimi i plotë:Informacione të rëndësishme aktuale për udhëtimet nga Kosova për në GjermaniNëse udhëtoni për në Gjermani dhe brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit tuaj keni qëndruar në Kosovë (apo në një vend tjetër të ashtuquajtur „rajon me rrezikshmëri të lartë“), ju– Parimisht jeni të detyruar që pas hyrjes të vendoseni drejtëpërdrejtë në vendbanimin/destinacionin tuaj në Gjermani,– Pas hyrjes duhet të testoheni për Covid-19 (p.sh. në njërin nga qendrat e testimit në aeroport, në autostradë, ose përmes institucionit shëndetësor në vendin tuaj të qëndrimit/banimit) dhe– Nuk keni të drejtë të dilni nga banesa/vendi i qëndrimit deri sa të dalë rezultati negativ i testimit.Edhe më tej jeni të detyruar që pas hyrjes të lajmëroheni me e-mail, ose telefon në institucionin komptent, gjegjësisht, institucionin shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Udhëtarët, të cilët e kanë plotësuar dhe dorëzuar një kartelë të arritjes/zbritjes në aeroplan, autobus ose tren, nuk kanë nevojë të lajmërohen sërish pas hyrjes.Secili që shkel këto detyrime, duhet të llogaris me gjoba të larta.Testet brenda 72 orëve pas hyrjes janë falas.Informata më të hollësishme rreth izolimit/karantinës dhe detyrimit për testim, si dhe përjashtimeve gjeni në uebfaqen e ambasadës në:https://pristina.diplo.de/xk-de/service/-/2371260(në gjuhën gjermane)https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/-/2372584(në gjuhën shqipe).https://pristina.diplo.de/xk-sr/service/-/2376100(në gjuhën serbe).***Važne informacije o putovanju sa Kosova u NemačkuSvako ko uđe u Nemačku nakon što je boravio na Kosovu (ili u bilo kojem drugom “rizičnom području) u periodu od 14 dana pre njihovog ulaska obavezan je po zakonu– da se uputi direktno do njihovog doma ili smeštaja u Nemačkoj,– da se testira na COVID-19 nakon ulaska u Nemačku (test-centri postoje na aerodromima, odmaralištima blizu granica ili u javnim zdravstvenim centrima u vašim odredištima) i– da se uputi u karantin/samoizolaciju u svom domu ili smeštaju dok ne dobije negativni rezultat.Svako ko je boravio u rizičnim područjima u periodu od 14 dana pre njihovog ulaska u Nemačku mora da se javi nadležnim zdravstvenim institucijama i da priloži adresu na kojoj će boraviti. Ako se u avionu, autobusu ili vozu dele karte za izlazak (Aussteigekarte/Locator Card) biće dovoljno da ih popunite i predate.Svako ko prekrši ove odredbe može biti kažnjen značajnim kaznama.Testovi u prvih 72 časova nakon dolaska u Nemačku su besplatni.Više informacija o karantinu i obaveznim testovima, kao i o izuzecima od tih odredba, dostupne su na našoj internet stranici:https://pristina.diplo.de/xk-de/service/-/2371260(ne nemačkom jeziku)https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/-/2372584(na albanskom jeziku).https://pristina.diplo.de/xk-sr/service/-/2376100(na srpskom jeziku).