COVID-19, vazhdon gjendja e rëndë në Klinikën Infektive

Sipas drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha, ka ende raste të rënda të cilat kërkojnë përkujdesje intensive

Që nga 13 marsi në Klinikën Infektive po vazhdojnë të trajtohen të prekurit nga Covid-19.

Por, ani pse kanë kaluar mbi 6 muaj, virusi duket që ende nuk e ka humbur fuqinë fillestare.

Për këtë, gjendja e disa pacientëve me virusin korona që po kërkojnë ndihmë në Kliniken Infektive, po vazhdon të jetë e rëndë.

Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj Berisha, thotë që përkundër rënies së numrit të të prekurve me koronavirus, numri i pacientëve me gjendje të renduar shëndetësore që kërkojnë trajtim këtu, është ende i madh.

Berisha ka shtuar se do të ishte e vështirë t’ia dilnin, po të mos ishte ndihma e klinikave të tjera.

Por, shqetësuese për të, mbetet numri i madh i stafit shëndetësor i infektuar më këtë virus.

Në fund, drejtoresha e kësaj Klinike, ka thënë që stafi shëndetësor që është i spitalizuar në Klinikën Infektive, janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Ndërsa ka apeluar tek qytetarët, të vazhdojnë me respektimin e masave mbrojtëse, të rekomanduara nga institucionet shëndetësore.