Tayna nuk ndalet as në pandemi, ajo së fundi ka udhëtuar sërish për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan lajmi.net.
Rep-artistja nuk harron të sjell vazhdimisht fotografi të reja nga atje, në të cilat merr vëmendje me linjat trupore.
Së fundi, artistja publikoi një video në Instagram, në të cilën u shfaq e veshur me një bluzë të zezë të shkurtër dhe pantallona shumë të ngushtë.
Me këtë kostum, ajo theksoi linjat perfekte trupore, derisa po e filmonte veten para pasqyrës duke bërë lëvizje provokuese.
Kujtojmë se “Qe qe” titullohet projekti i fundit muzikor nga Tayna, në të cilin erdhi më ndryshe prej herave të tjera.