16 pacient janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërsa tre janë në respirator dhe 40 pacientë janë në oksigjeno terapi gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas një njoftimi përmes rrjetit social në Facebook thuhet se katër pacient janë shëruar ndërsa aktualisht 53 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19.
“Katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, tre janë në Respirator, 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në njoftim tutje thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ dhe 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Tre lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, një normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, dhe të tre të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore.
206 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,026 analiza, ndërsa janë kryer katër operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 94 rëntgen, 25 EHO dhe 9 CT-ja”, thuhet në njoftimin e tyre.