Haxhi Shala kohë më parë ka lënë Nismën Socialdemokrate për të kaluar në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
E kryetari i kësaj të fundit thotë se largimi i deputetit Haxhi Shala nga Nisma ka ardhur si rezultat i qëndrimeve të tij ndaj ish-partisë dhe se nuk është ai që e ka urdhëruar për një gjë të tillë.
Ramush Haradinaj në Pressing të T7 thotë se ai nuk ka faj që shtylla e partisë së Nisma ka dalë nga partia.
“Nuk kam shkuar t’i them Haxhi Shalës që të ndahet prej partisë së Fatmir Limajt. Haxhi Shala nuk është fëmijë që ta mësoj unë. Ai është njeri i ndershëm dhe parimor. Por e tëra kjo është për shkak të përçarjes ndërmjet tyre”, u shpreh ai.