Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se janë dy alternativa që nëse i plotësohen Serbisë e njeh Kosovën.
Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për takimin në Shtëpinë e Bardhë nuk ka informacion as qeveria e lëre më dikush tjetër.
Por është i pakontestueshëm fakti që nga Thaçi dhe Vuçiqi që nga viti 2016 është folur për kufijtë. Kjo është thënë edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë. Kjo ka filluar kur Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar demarkacionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme thotë se pas këtij dështimi, Serbia filloi të kërkoi ndryshimin e kufijve.
“Prej dy muajsh ka zbehje të opsionit të ndryshimit të kufijve”.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pas shumë kompromiseve Kosova po detyrohet të jep edhe diçka të madhe për t’u njohur nga Serbia.
“Për ta kurorëzuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë Kosova duhet të jep diçka të madhe. Kjo e madhe që duhet të japë Kosovë është mes “zajednicës”[asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë] dhe veriut të Kosovës. Serbia lëviz mes këtyre dy kërkesave”, deklaroi ndër të tjera Glauk Konjufca.