Që nga dita e parë më 13 mars kur erdhën rastet e para me COVID-19 e deri më tani në Kosovë janë testuar afro 51 mijë persona të dyshuar për koronavirus nga 1.8 milion banorë sa janë të regjistruar në vitin 2012.
Nga kjo i bie se vetëm 2.78% kanë arritur ose kanë pasur mundësi që të testohen. Prej tyre deri më sot 13 mijë e 334 kanë rezultuar pozitivë, 9 mijë e 473 janë të shëruar dhe të vdekur janë të regjistruar 516 raste.
Deri më tani Kosova ka 3 mijë e 334 mijë raste aktive.