Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 9 persona si pasojë e virusit COVID-19.
Kështu bëhet e ditur në bilancin 24 orësh rreth koronavirusit, të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.