Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Gjatë takimit ai ka kërkuar nga Orlando që Italia të ndihmojë Kosovën duke dërguar profesionistë shëndetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog.
“E njoftova Ambasadorin se Kosova është̈ duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid19. Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë̈ kohë të pandemisë̈. Javë më parë ne kemi bërë̈ marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19. E falënderova shtetin mik të Italisë̈ për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë̈ të pandemisë̈”, ka shkruar Zemaj në Facebook.