Në Spitalin e Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ janë duke u trajtuar 28 pacientë me koronavirus, prej tyre 23 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Këtë e ka bërë të ditur koordinatori për COVID-19 i Spitalit të Vushtrrisë, Bujar Pllana, i cili ka thënë se 4 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“23 pacientë kanë qenë duke u trajtuar, 18 prej tyre janë me oksigjenoterapi, 1 është i intubuar dhe 3 janë CPAP”, ka thënë Bujar Pllana.