Bujar Osmani nga BDI ka bërë të ditur se është ministri i parë shqiptar i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Klan Kosova.
Qeveri e re e këtij shteti u votua mbrëmë në parlament me 62 vota pro dhe 51 kundër, pjesë e koalicionit qeverisës është LSDM e Zoran Zaev dhe BDI e Ali Ahmetit.
“Sot shënojmë edhe një pjesë të historisë sonë të re! Nga ky moment, me këtë betim, unë marr detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shqiptari i parë që vjen në këtë pozitë”.
“Sigurisht që është një sukses i madh me të cilin thyejmë stereotipet e ngurtësuara, por gjithashtu një përgjegjësi shtesë për mua që të justifikoj këtë besim, duke punuar sinqerisht dhe me përkushtim ndaj interesave tona të përbashkëta: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thellimi i marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s, kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përfaqësimi dinjitoz i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë”,ka thënë Osmani në rrjetin social Facebook.