Morena publikon një tjetër imazh provokues nga xhirimet, shfaqet atraktive me fustanin transparent

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, këto ditë ka marrë rrugën drejt Shqipërisë për të kryer xhirimet e klipit të ri.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj më të ri me reperin Stresi, pasi dyshja kanë incizuar këngën e tyre më të re të përbashkët, të titulluar “Bad Girl”.

Në rrjetet sociale, dyshja publikuan disa fotografi të përbashkëta nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, i cili duket se do të jetë mjaft atraktiv.

Morena do të shfaqet në një skenë me fustan transparent plot shkëlqim, duke dhuruar kështu një performancë mjaft provokuese për shikuesit.

E me një paraqitje të tillë, Taraku u shfaq edhe në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

View this post on Instagram

BAD GIRL 💎

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Këtë herë bukuroshja pozoi para pasqyrës, duke rrëmbyer vëmendjen me linjat atraktive trupore, për të cilat është e kujdesshme që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.

Morena përndryshe është shumë e ndjekur dhe e komentuar në rrjetin social Instagram, në të cilin ndiqet nga mbi një milion njerëz. /Telegrafi/

View this post on Instagram

RRRRRR MONEY 💴 💰

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on