Moti sot me diell

Edhe sot në vendin tonë do të mbizotërojë mot i nxehtë.

Mëngjesi do të jetë me vranësira kalimtare, ndërsa përgjatë viseve të ulëta mund të ketë mjegullina. Por, gjatë gjithë ditës do të mbajë mot me diell.

Mot me i nxehtë do të mbajë edhe të shtunën e të dielën. Këto ditë të fundit të gushtit, pritet një valë e të nxehtit nga Afrika Veriore, ku temperaturat maksimale do të jenë bë 33-35 gradë Celsius.

Një valë e të nxehtit nga Afrika Veriore do të sjellë këto ditë të fund gushtit temperatura maksimale deri në 33-35 gradë Celsius.

Ndërsa, nga 1 shtatori do të kemi një ndryshim të situatës sinoptike.

Me depërtimin e fushave të presionit të ulët nga Atlantiku pritet rënie e theksuar e temperaturave dhe mundësi për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 29 deri në 35 gradë Celsius, njofton Prishtina Weather.