Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e aksidentit, ka edhe persona të lënduar, raporton Gazeta Stop.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka shkruar në Facebook se ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur aksidenti.
Hoti ka shkruar se në këtë aksident është lënduar një familje pesë anëtarësh nga Mitrovica.
“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren”, ka shkruar Hoti.