Ish-ushtari i UÇK-së, Rrahman Aliu, ka vdekur sot nga koronavirusi në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.
Viktima ishte 51-vjeçar nga fshati Pantinë i Vushtrrisë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Spitali i Vushtrrisë.
“Ka vdekur një person nga koronavirusi. Ishte i vitit 1969”, thuhet në përgjigjen e spitalit.