Shtyhet për të hënën takimi i Hotit me partnerët e koalicionit

Takimi i paraparë të enjten mes Hotit dhe partnerëve të tij të koalicionit është shtyrë.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj i ka thënë KOHËS takimi është shtyrë për ditën e hënë.

“Sot nuk mbahet takimi i paralajmëruar, është shtyrë për ditën e hënë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, nga burimet e veta, KOHA merr vesh se një nga arsyet e mosmbajtjes së takimit është fakti se disa përfaqësues të të koalicionit nuk ndodhen në Kosovë.

Hoti ishte pritur që të enjten t’i bëjë bashkë në një takim partnerët e tij në koalicionin qeverisës.

Takimi ishte bërë i ditur nga konfirmimi i pjesëmarrjes së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Megjithatë çështjet që synohej të diskutoheshin nuk ishin bërë publike.

Lidhur me këtë çështje, KOHA kishte pyetur partitë në pushtet e të cilat nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë. Përveç konfirmimit të pjesëmarrjes në takim, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka refuzuar të tregojë arsyet e tij.