Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, u pyet edhe për inicimin e mocionit të mosbesimit nga ana e LDK-së, por tha se nuk ka përgjigje për të njëherë.
Ai ka këmbëngulur se LDK-në, e kanë ende partnerë.
“E kam thënë, e them edhe sot se LDK-në e kemi partner. Ne e kemi LDK-në në koalicionin qeverisës. Por nuk besoj që LDK-ja do të duhej të identifikohet me deklaratën e mbrëmshme të Veliut. Nuk mundet ministri të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në mesnatë”.
“Mendoj që LDK-ja nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën e mesnatës të njërit ministër i cili nuk mban atë qëndrim në mbledhjet e brendshme e pastaj del kundër kryeministrit. Kur kemi qenë në negociata për krijimin e koalicionit qeverisës, e kemi thënë qartë: duam bashkëpunim dhe duam respektim dhe për këtë e kemi marrëveshjen me tekst dhe programin qeverisës”, tha Kurti.
“Duhet të presim se çka do të bëjnë, çka do shkruajnë e çka do të veprojnë, e mandej do të përgjigjemi”.