Fondacioni Golden Eagle dhe Kompania Frutex nga sot fillojnë fushatën për fonde në mbështetje të punëtorëve shëndetësorë duke i’u siguruar pajisje mbrojtëse për luftë kundër virusit COVID-19.
Për çdo kanaqe të shitur Golden Eagle, do të ndahen nga 1 cent , gjithashtu qytetarët mund të kontribuojnë duke ndarë mjete në llogarinë e Fondacionit:
IBAN:XK051301001002177848
Swift: BPBXXKPR
Banka për Biznes
Fushata do të zgjasë së paku një muaj dhe pritjet tona janë që do të tubohen rreth 30 mijë euro.
Ju kujtojmë se Fondacioni Golden Eagle edhe në muajin prill ka dhuruar pajisje mbrojtëse me vlerë mbi 13 000 euro, për punëtorët shëndetësorë të: QKUK-së, Spitalit Rajonal-Prizren, Spitalit Rajonal-Gjakovë, QKMF-Suharekë, QKMF-Malishevë dhe QKMF-Drenas.
Së bashku mund t’ia dalim.
T’i mbrojmë heronjtë tanë.