141 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, një i vdekur

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 141 raste të reja me koronavirusin e ri, nga 1885 testime sa janë bërë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar edhe se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një pacient si pasojë e COVID-19. Po ashtu janë shëruar 161 pacientë.

Numri total i të infektuarve në Maqedoni të Veriut ka arritur në 12.083, prej tyre 529 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 8248 pacientë, ndërsa janë 3306 raste aktive.

Në Kroaci janë regjistruar 91 raste të reja, e dy pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Numri total i të infektuarve në Kroaci ka arritur në 5740, ndërsa kanë vdekur 160 pacientë. Janë në total 618 raste aktive.

Në Slloveni një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e janë regjistruar 18 raste të reja.

Në Slloveni në total janë regjistruar 2273 raste me koronavirusin e ri, prej tyre 129 kanë përfunduar me fatalitet.