Pasuria mbi 1 milion euro e Arban Abrashit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka deklaruar 1 milion e 110 mijë (1,110,000) euro pasuri të paluajtshme në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Në pasurinë e paluajtshme që ka deklaruar ministri i Infrastrukturës Abrashi, përfshihen një shtëpi, tri banesa dhe mbi 30 ari tokë.  Ai ka deklaruar edhe 75,504 euro para të gatshme në banka. Të gjitha, Abrashi i ka kategorizuar si pasuri familjare dhe trashëgimi

Ndërkaq, Abrashi ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 4 mijë e 500 eurove dhe 1 mijë euro ka deklaruar kapital mbi aksionet që ka në kompaninë “Laris Group Sh.P.K”.

Totali i pasurisë së deklaruar të Arban Abrashit vlen 1 milion e 190 mijë e 004 euro.

Shko KËTU deklarimin e plotë të pasurisë së Abrashit