Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 152 persona nga koronavirusi, 10 pacientë kanë vdekur si dhe janë regjistruar edhe 224 raste të reja me COVID-19.
Kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani, teksa kumtoi bilancin e fundit rreth koronavirusit bëri të ditur se numri i të shëruarve deri më tani ka shkruar në 4,730, kurse numri i rasteve aktive është 3,588.
Gjatë konferencës u bë e ditur se gjendja e pacientëve të shtrirë nëpër spitale me koronavirus është rënduar.