E ardhmja e Vedat Muriqit do të jetë në mesin e gjërave më të “nxehta” këtë verë.
Leicester City kanë qenë të lidhur me sulmuesin e Kosovës në muajin dhjetor, me raportimet që bënin të ditur se ‘Foxes’ kanë dërguar skautë për të monitoruar 26 vjeçarin.
Tani, media turke Aksam thotë se Leicester City së bashku me skuadrën e promovuar në Premierligë, Leicester, i janë bashkuar garës për sulmuesin nga Kosova, përcjell lajmi.net.
Besohet se Fenerbahce, një vit pas transferimit të Muriqit nga Rizespor për 3.5 milionë euro, janë të gatshëm të shesin atë, për 20 milionë euro.
Tottenham janë përmendur si skuadër e interesuar në fillim të kësaj jave, me dy skuadra nga Serie A, Napoli dhe Lazio, që janë të prirura për një gjë të tillë.
Muriqi kishte fituar vëmendjen e shumë klubeve pas paraqitjes së mirë në Southampton, kur Anglia mposhti Kosovën 5:3.
Përveç një goli, Muriqi në këtë ndeshje dhuroi edhe dy asistime.
Në sezonin e parë në Superligën e Turqisë, Muriqi ka shënuar 15 gola.