Një paciente e infektuar me COVID-19 ka vdekur dje rreth orës 19:00 në Qendrën e Mjekësisë Sportive.
Lajmin e ka konfirmuar anesteziologu Muharrem Krasniqi.
“E ndjera ka qenë e lindur në vitin 1965 nga Prishtina dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ka pasur tensionin e lartë dhe sheqerin në gjak. Ka qenë stabile deri para katër orëve, ka qenë komunikative, por përnjëherë ka ra, është intubuar por pa sukses”, ka thënë Krasniqi