Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka nxjerrë tri urdhëresa për të trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik.
“Tri urdhëresat për të trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik kanë të bëjnë: për menaxhimin e çmimeve; për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik, si dhe për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik”.
Ajo ka kërkuar që qytetarët të kenë kujdes në këtë periudhë, por jo panik.