Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, mori pjesë në videokonferencën e sotme “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak Sebastian Kurz, e ku ishin prezentë Komisioneri Evropian Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Schallenberg, Ministrja për BE-në, Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Kurti, përveç tjerash, theksoi se:
Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve.
Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë.