Shërohen edhe 103 persona nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë shëruar 103 persona nga koronavirusi.

Kështu numri i të shëruarve në total ka arritur në 2370, ndërsa i të prekurve ka shkuar në 5118. 

“Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640”, ka njoftuar IKSHPK.