Edhe katër raste të reja janë konfirmuar sot zyrtarisht me koronavirus në Kosovë.
Në total numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 9.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Të nderuar qytetarë, Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus). Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19”, ka shkruar Vitia.
Të premten u raportuan dy rastet e para në Klinë dhe Viti. Të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Të tri këto qytete kanë hyrë karantininë.