Në Viti 37 raste aktive me koronavirus, 7 prej tyre të shtrirë në Infektivë

Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Vitisë kanë rezultuar tre persona të infektuar me koronavirus. I pari i Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se të njëjtit janë banorë të Ferizajt, por me prejardhje nga Vitia.

Haliti tutje ka thënë se janë 37 raste aktive me koronavirus, prej tyre shtatë persona janë të shtrirë në Klinikën Infektive.

“Tri raste të reja janë me prejardhje nga Sllatina e Vitisë, por janë duke jetuar ne Ferizaj. I kam njoftuar edhe organet kompetente që jetojnë atje. 37 raste aktive janë në Viti. Në Klinikën Infektive janë shtatë persona. Relativisht të mirë e kanë gjendjen shëndetësore”, ka thënë Sokol Haliti për Gazetën Sinjali.

Në javët e fundit numri i rasteve aktive me koronavirus është rritur dukshëm, një pjesë e tyre janë punëtorë të institucioneve publike dhe private.