Italia tashmë është bërë epiqendra e koronavirusit, derisa numri i viktimave ka shkuar në 1 400.
Vetëm brenda një jave në Itali humbën jeton 164 person si pasojë e koronavirusit, derisa brenda çdo 30 minutave po zhvillohet nga një funeral.
Morgu i spitalit në Bergamo të Lombardisë, është përplot me njerëz, ndërsa trupa të tjerë po mbahen në kishë dhe pritet që të varrosen.
Virusi tashmë e ka kapluar Evropën, ndërsa Italia është më e prekura nga koronavirusi, me 1,400 të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve është ngritur në 21 mijë.
Fajin për përhapjen e sëmundjes, konsiderohet se e kanë vet viktimat që nuk qëndruan të mbyllur, por dolën që të shoqëroheshin së bashku.
Rajoni verior i Lombardisë, që përfshin edhe Milanin, është zona më e goditur nga virusi.
Gjatë ditës së djeshme, është raportuar rritja më e madhe e numrit të personave të infektuar, që ka ndodhur brenda një dite.