Moti me temperatura deri 17 gradë


Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe vranësirave të shpërndara.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16°C deri në 19°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.