Gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente, prej të cilave 24 kanë përfunduar me persona të lënduar.
Policia njofton se për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1.117 gjoba.
Po ashtu policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje.