Komuna e Junikut nuk ka shënuar asnjë rast të infektuar me COVID-19, si masë preventive institucionet publike atje janë duke punuar me staf të reduktuar dhe qytetarët obligohen të bartin maskë gjatë marrjes së shërbimit.
“Qytetarët e Junikut po vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe disciplinë në vazhdimësi që nga shfaqja e pandemisë, duke u vetizoluar në rast lëvizje apo kontakti me persona të vendeve që shënojnë raste të të infektuarve me COVID-19. Gjithashtu qytetarët e riatëdhesuar apo që kanë ardhur nga qytete tjera të prekura nga Virusi COVID-19 që nga data 13 mars janë vetizoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përcjellur nga stafi mjekësor për 14 ditë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, ashtu siç po veprohet edhe tani kur kemi lirim të lëvizjes tokësore dhe rritje të fluksit të mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut, transmeton Gazeta Sinjali.
Tutje Komuna e Junikut njofton se një rast i konfirmuar pozitiv me COVID-19 është kthyer në Zvicër nga Kosova dhe nuk duhet të merret si shqetësim, pasiqë familjarët e tij në Kosovë vullnetarisht kanë shprehur gatishmërinë të vetizolohen.
“Edhe pse nuk shfaqin asnjë simptomë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.
“Lusim qytetarët të tregojnë kujdes në respektimin e masave mbrojtëse, të vazhdojnë të tregojnë disciplinën e treguar gjatë tre muajve paraprak, pasiqë respektimi i masave mbrojtëse do i’u mbajë të shëndetshëm.
Respekto distancën
Kurse stigmatizimin, trego kujdesin
Repekto masat mbrojtëse, qëndro i shëndetshëm
Kujdes po, Panik jo”, përfundon njoftimi i tyre.