Mustafa takohet me përfaqësuesen e UNDP-së dhe koordinatoren nga Kombet e Bashkuara

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko si dhe koordinatoren për zhvillim nga Kombet e Bashkuara, Ulrika Richardson për të diskutuar rreth gjendjes aktuale në bujqësi si dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjithashtu, gjatë diskutimit  Suokko dhe  Richardson kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MBPZhR-së edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, ministri ka falënderuar përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko dhe koordinatoren për zhvillim nga KB, Ulrika Richardson për angazhimin dhe kontributin e dhënë në sektorin e bujqësisë.