Ahmeti: Përdoreni trafikun urban vetëm në rast nevoje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin trafikun urban vetëm në rast nevoje, derisa ka dhënë edhe sqarime rreth vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se Qeveria nuk ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha bizneseve, por vetëm për restorantet, pubet e kafeteritë dhe Qendrat Tregtare.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin trafikun urban vetëm në rast nevoje.

“Pas konsultimeve me Ministrin e Shëndetësisë dhe në bashkërendim të institucioneve, Transporti publik do të vazhdojë funksionimin sepse ka nevojë qoftë edhe në qoftë së funksionon vetëm për stafin shëndetësor. Edhe këtu me rekomandim të njëjtë, lëvizni vetëm në rast nevoje”, ka shkruar Ahmeti.