Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të vlefshme për datën 15 maj 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës (dizelit) është rritur për një cent krahasuar me ditën paraprake, duke arritur në 1.60 euro për litër.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.76 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
