Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka konfirmuar edhe një rast të ri të infektimit me koronavirus në Kosovë.
Ai ka treguar se bëhet fjalë për një familjar të pacientit të infektuar nga Vitia.
“Siç jeni njoftuar mbrëmë, sapo janë njoftuar rastet e para të infektuara, qeveria ka marrë masa të reja për menaxhim të situatës. Sot me keqardhje po iu njoftoj edhe për një rast të infektuar me koronavirus. Është një familjar i pacientit nga Stublla e Vitisë”, ka bërë të ditur ministri Vitia.
Numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në tre në Kosovë.