Në Qeverinë e Kosovës u mor vendim që nga 16 marsi të pezullohen të gjitha linjat ajrore.
“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë”, tha kryeministri Albin Kurti.
Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, tha se u mor vendim të mbyllen të gjitha kafeteritë dhe tregjet e kafshëve dhe automjeteve.
“Punëtorët në shumicë duhet të punojnë nga shtëpia. Ndalet transporti urban”, tha Kurti.
Gjithashtu, u tha se mbyllen edhe Qendrat Tregtare dhe të pezullohet aktivitetet sportive dhe kulturore.
Por në vendimin për qendrat tregtare nuk përfshihen farmacitë dhe marketet ushqimore.