Me kërkesë të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sonte kryeinspektori i MTI-së Lulzim Syla, bashkë me inspektoratin kanë kryer inspektime në Komunën e Prishtinës nëpër lokale.
Arsyeja e këtij inspektimi ka qenë respektimi i rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19.
Po ashtu Inspektorati i MTI-së ka kryer edhe inspektimet rutinore që bien në përgjegjësi të këtij institucioni. Bizneset janë këshilluar se si duhet ta ushtrojnë veprimtarin e tyre pa i rrezikuar konsumatorët dhe stafin e tyre, duke vendosur maskat dhe mbajtur distancën e paraparë me udhëzimet e institucioneve.
Kryeinspektori Syla tha se inspektimet do të jenë të vazhdueshme edhe ditët e ardhshme, duke i koordinuar veprimet me institucionet tjera të Kosovës.