Një përplasje verbale ka ndodhur sot mes Dardan Sejdiut, ish nënkryetar i Komunës së Prishtinës dhe kryetarit aktual Përparim Ramës.
Përplasja verbale ka ndodhur pas dështimit të seancës së Kuvendit të Prishtinës, ku në rend dite ishte propozim-vendimi për vënien në shqyrtim publik të Projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.
Ema Nikçi, asamblistë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i drejtohet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu se nuk kanë asnjë obligim ndaj tij.
“Ndaj teje s’ka askush obligim me u përgjigj… e keni qeverisë 8 vjet komunën dhe e keni shkatërruar”, tha ajo.
Ndërkaq, ish-nënkryetari Sejdiu dëgjohet duke thënë “4 vjet… nuk jemi tu rrejt”, tha ai.