Dieta me bazë bimore lidhet me jetëgjatësisë. Kështu ka dalë në përfundim Universiteti i Harvardit pas një studimi të kryer.
Hulumtuesit analizuan të dhënat e më shumë se 100 mijë pjesëmarrësve për mbi 30 vjet dhe zbuluan se ata që konsumonin më shumë ushqime bimore kishin rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, diabet tip 2 dhe disa lloje të kancerit.
Dieta bimore përfshin konsum të lartë të perimeve, frutave, bishtajoreve, arrave dhe drithërave të plota, ndërsa redukton ndjeshëm mishin e përpunuar dhe yndyrnat.
Këto ushqime janë të pasura me fibra, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet.
Përveç përfitimeve shëndetësore, dieta bimore kontribuon edhe në mjedis më të qëndrueshëm. Prodhimi i perimeve dhe frutave kërkon më pak burime natyrore dhe ka ndikim më të vogël në ndotjen e mjedisit, krahasuar me prodhimin e mishit.
Ekspertët këshillojnë që ndryshimet të bëhen gradualisht – duke zëvendësuar mishin me alternativa bimore, si tofu apo qiqrat, dhe duke shtuar më shumë ngjyra në pjatë përmes perimeve sezonale.
Dieta e pasur me bimë është investim i drejtpërdrejtë për jetë të gjatë dhe të shëndetshme.