Lumir Abdixhiku deklaron pasurinë -dy shtëpi, një banesë me kredi dhe një veturë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh deputeti Lumir Abdixhiku ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), para të gatshme 6,719 euro.

Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë, Abdixhiku ka dy shtëpi (njëra e blerë dhe tjetra e trashëguar), një tokë prej 1500.00 metra katrorë e trashëguar si dhe një banesë e blerë me kredi bankare, në vlerë prej 260 mijë euro.

Ndërkaq, sipas këtij regjistri pasuri të luajtshme Abdixhiku ka një veturë (Mercedes-Benz) e blerë me kredi bankare në vlerë prej 25 mijë euro.

Për më shumë shikoni këtu. /Telegrafi/