Dy të dyshuar për plagosjen në Emshir

Mbrëmjen e së mërkurës (23 prill), në lagjen Emshir të Prishtinës, një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Klankosova.tv mëson se i plagosuri është Naman Krasniqi, 24-vjeçar.

I njëjti është duke u trajtuar në QKUK, dhe sipas drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Sakaq, në raportin e policisë ceket se lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.