Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 129 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu në 1615 numrin e personave të infektuar me virus. .
Prej 129 personave të infektuar sipas IKSHPK-së, 46 janë nga Komuna e Prishtinës, që e bënë kryeqytetin me numrin më të madh të infektuar brenda një dite.
“Komuna e Prishtinës 46 raste, sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali”, thuhet në njoftimin për media.
IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse pasi që virusi është ende aktiv.